HomeAktualitet

“S’e përdorni dot si foltore komisionin”! Deputeti i PS-së Alqi Bllako largohet nga Komisioni

“S’e përdorni dot si foltore komisionin”! Deputeti i PS-së Alqi Bllako largohet nga Komisioni

Alqi Bllako është thirrur sot për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për inceneratorët, si ish Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit.

Ai deklaroi se duke qenë se ka dhënë deklarimet e tij në SPAK, nuk mund të dëshmojë në Komision pasi do të shkelte sekretin hetimor.

Më pas ai është çuar dhe është larguar nga Komisioni.

Jorida Tabaku: Ju sapo firmosët një deklaratë, por këtë komision nuk e përdorni dot si foltore

Alqi Bllako: Zonja Tabaku, duke qenë se keni qenë vetë në këtë pozicion, duhet të tregoheni më e kujdesshme kur hidhni akuza. Jam përbaltur

Jorida Tabaku: Ju lutem, firmosët

Alqi Bllako: Sigurisht, firmosa dhe po largohem (çohet e ikën)

Jorida Tabaku: E konsideroj të mbyllur këtë komision, nesër në orën 12:00 shihemi me kryeministrin Edi Rama.