HomeAktualitetDebat

Sekretet frikësuese që fsheh telefoni, Monika kërkoi heqjen e sekuestros: Gjykata e Lartë i refuzon kërkesën

Sekretet frikësuese që fsheh telefoni, Monika kërkoi heqjen e sekuestros: Gjykata e Lartë i refuzon kërkesën

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Monika Kryemadhit për kthimin e një aparati celular të sekuestruar nga SPAK.

Telefoni i Kryemadhit u vu në sekuestro pasi SPAK ka nisur hetime pas disa kallëzimeve ndaj saj dhe personave të lidhur me të përfshi ish-presidentin Ilir Meta.

Kryemadhi e kundërshtoi sekuestron fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, por u rrëzua. Të njëjtin fat pati dhe ankimimi në Apel i cili e gjeti të drejtë sekuestrimin duke lënë në fuqi masën.

Ndërsa sot mësohet se as Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin.