HomeAktualitetDebat

Sekuestro preventive për kompaninë “Integrated Energy B.V” reagon kryebashkiaku Veliaj: Hetimet e SPAK, të mirëpritura! Baltaxhinjtë e “non gratës” s’e kanë marr vesh akoma…jemi në epokë tjetër!

Sekuestro preventive për kompaninë “Integrated Energy B.V” reagon kryebashkiaku Veliaj: Hetimet e SPAK, të mirëpritura! Baltaxhinjtë e “non gratës” s’e kanë marr vesh akoma…jemi në epokë tjetër!

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ka reaguar lidhur me hetimet dhe sekuestron preventive të pasurive të kompanisë “Integrated Energy B.V” në Tiranë. Ai deklaron se Bashkia e Tiranës do të vazhdojë pa u ndalur për një Tiranë sa më të pastër.

Reagimi i plotë i Veliajt:

Histeria e portaleve të baltës tregon vetëm që baltaxhinjtë e udhëhequr nga Non Gratat s’e kanë marr vesh akoma që jemi në epokë tjetër! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat të impiantit të mbetjeve të Tiranës si rezultat i hetimeve të SPAK është mëse i mirëpritur në rrugën e zbardhjes së veprimtarisë së paligjshme të kujtdo që ka abuzuar në dëm të interesit publik.

Bashkia e Tiranës ndërkohë do të vazhdojë pa u ndalur punën për një Tiranë që sot është pasqyrë pastërtie edhe si rezultat i transformimit të Sharrës nga një kancer urban në një fushë sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon për Tiranën dhe Shqipërinë Europiane, jo për kandilët e Non Gratave që do të shkojnë drejt shuarjes”. /Ekskluzive.al