HomeKronike

Sekuestrohen 10 kg heroinë në portin e Durrësit,destinacion Italia

Sekuestrohen 10 kg heroinë në  portin e Durrësit,destinacion Italia

Policia kufitare ka bllokuar 10 kg heroinë në port, e cila kishte destinacion Italinë. Heroina ishte fshehur në një kamion me targa ‘AA 943 OO’ që kishte destinacion Ancona-n. Lënda narkotike ishte fshehur në kabinën e automjetit.

Kamioni kishte ngarkuar konfeksione, ndërsa policia kishte informacione për lëndën narkotike që po trafikohej duke e kontrolluar imtësisht. Drejtuesi i kamionit, ku u gjet heroina u ndalua nga policia kufitare.