HomeAktualitetKronike

Sekuestrohen valixhet diplomatike Mediat franceze: Po dërgoheshin në Shqipëri për pastrim parash

Sekuestrohen valixhet diplomatike Mediat franceze: Po dërgoheshin në Shqipëri për pastrim parash

Në aeroportin e Malit sekuestrohen valixhe diplomatike.

Sipas informacioneve valixhet kishin rreth 23 milion euro.

Ndërkohë mediat franceze që as nuk e dinë se ku bie Shqipëria raportojnë se valixhet po dërgoheshin në Shqipëri, vendi ku pastrohen paratë e pista?!

“Burime nga policia flasin që dërgesa ishte për Shqipërinë, një vend i njohur si një parajsë tatimore ku pastrohen para.

Cili personalitet ishte mbajtësi i bagazheve? Autoritetet e Malit nuk mund ta thonë atë. Megjithatë, ndërsa valixhet janë diplomatike kjo tregon se kemi të bëjmë me një zyrtar të lartë”,- shkruajnë mediat franceze.