HomeAktualitet

Sërish rokadë në Policinë e Shtetit, ndryshimet e fundit

Sërish rokadë në Policinë e Shtetit, ndryshimet e fundit

Kanë  kaluar rreth1 muaj e gjysmë që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu ka marrë detyrën. Por dora e tij po ndihet gjithnjë e më shumë në ndryshimet që ky i fundit po bën në strukturat e Policisë së Shtetit.

Ndryshimet vijojnë si më poshtë:

Artion Duka, i cili ka qenë shefi i Komisariatit nr 1, emërohet Drejtor i Policisë së Beratit.

Sokol Sejfollari është emëruar këshilltar pranë drejtuesve të policisë së Shtetit. Më parë Sejfollari mbante postin e shefit të Antidrogës, post i cili tashme ka mbetur bosh.

Fran Rica emërohet shef i seksionit të krimit ekonomik në Policinë e Shtetit.