HomeAktualitet

Shahen dhe rrihen, por vjedhin bashkë. Bregdeti i Lezhës, pemë fisnore e të arrestuarve

Shahen dhe rrihen, por vjedhin bashkë. Bregdeti i Lezhës, pemë fisnore e të arrestuarve

Lezha është një nga qarqet më problematikë sa i takon kriminalitetit dhe korrupsionit. Nën hiqmin e kollares këta zyrtarë duket se kanë bërë namin me pronat në zonat e bregdetit të Lezhës.

 Kryebashkiaku Fran Frrokaj së bashku me 23 persona të përfshirë janë duke u ndjekur penalisht. Por , po t’ju hedhësh një sy personave të arrestuar zinxhiri është kapur hallkë pas hallke nga persona me lidhje farefisnore.

Adenis Haxhia, rezulton të jetë djali i motrës së Preç  Zogajt ( ish deputet i disa partive)

Armanda Gjoni, vajza e vëllait të Petrit Gjonit ( ish deputet i Xhuvelit dhe pastaj i LSI)

Enkeled Zefi, djali i motrës Viktor Tushes, ish kryetar Bashkie Lezhë, deputet i LSI aktualisht.

Në listën e të akuzuarve  është edhe xhaxhai i Arben Ndokës, Gjok Ndoka, i cili është zgjedhur nën logon e PS, po në mars 2017 PS e shkakoi me bekimin e nipit të tij Arben Ndoka. Por ai e ankimoi në gjykate dhe qëndroi në detyrë. Në zgjedhjet 2017 punoi përkrah LSI dhe Metës dhe kunder nipit të tij ish-deputet.

S’do mend kjo punë: Shahen dhe rrihen, në fund vjedhin bashkë./Pamfleti.com