HomeAktualitetDebat

Shaka apo e vërtetë? Studiuesja e njohur: Rama do jetë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s?! Kush do jetë kryeministri i ardhshëm shqiptar?

Shaka apo e vërtetë? Studiuesja e njohur: Rama do jetë sekretari i Përgjithshëm i NATO-s?! Kush do jetë kryeministri i ardhshëm shqiptar?

Studiuesja e komunikimit Suzana Starikov tregon se kryeministri Edi Rama është një kandidaturë e mundshme për t’u zgjedhur shefi i ri i NATO-s pasi Jens Stoltenberg të përfundojë mandatin.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Starikov nënvizon se ky është një insistim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndër të tjera ajo shkruan:

“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

Në veçanti thuhet se SHBA-të po insistojnë në zgjedhjen e sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s, mes anëtarëve të rinj të NATO-s.

Kandidatët e mundshëm kryeministrja Katja Kalas dhe kryeministri Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës?”, shkruan ajo.

Nuk e dimë nëse studiuesja e njohur ka informacione të sakta për këtë apo postimi i saj është ndonjë shaka e kripur për 1 prillin, të njohur ndryshe si “Dita e gënjeshtrave”.