HomeAktualitetKryesore

SHBA feston Ditën e Pavarësisë, Spartak Ngjela bën urimin më pikant nga të gjithë politikanët

SHBA feston Ditën e Pavarësisë, Spartak Ngjela bën urimin më pikant nga të gjithë politikanët

Avokati i njohur, Spartak Ngjela me anë të një mesazhi publik në mediat sociale ka uruar Ditën e Pavarësisë së SHBA-së.

Ai shprehet se pa SHBA, shqiptarët nuk do ta kishin më shtetin e tyre.

Postimi i Ngjelës:

Sot ishte festa e Pavarësisë së Amerikës. GËZUAR!
Shqiptarët e kanë shenjtëruar gjithmonë atë tokë, dhe e kanë adhuruar atë shtet madhor.

Pa fuqinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në vitin 1920, shqiptarët nuk do ta kishin më shtetin e tyre.
Kjo mjafton për të kuptuar gjithçka…