HomeBota

SHBA-të mund të përballen me ndërprerje të gjera të energjisë

SHBA-të mund të përballen me ndërprerje të gjera të energjisë këtë verë, të ngjashme me atë që ndodhi në Spanjë.

Kështu ka paralajmëruar sekretari i Brendshëm, Doug Burgum.

“Pamë çfarë ndodhi këtë javë në Spanjë. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe në Amerikë këtë verë”, ka thënë Burgum në një intervistë me Fox News.

Ministri vuri në dukje se SHBA-të aktualisht po përballen me probleme të rëndësishme me prodhimin e energjisë dhe fajësoi për këtë administratën e mëparshme.