HomeBota

Shefi I CIA-s takon “fshehurazi” Kim Jong, ja cili është reagimi I TRUMP (Foto)

Shefi I CIA-s takon “fshehurazi” Kim Jong, ja cili është reagimi I TRUMP (Foto)

Drejtori i CIA-s Mike Pompeo krijoi një “marrëdhënie të mirë” me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, kur u takuan javën e kaluar, me këto fjalë Donald Trump tregoi se shefi i CIA, ka qenë në një vizitë në Korenë e Veriout.

Kjo vizitë e befasishme shënon kontaktin e nivelit të lartë midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut që nga viti 2000, por që ishte një veprim i papritur nga të gjithë.

Trump pritet të mbajë një takim me z. Kim deri në qershor, ndërsa shtoi me tej se po punohet për detajet.

Presidenti i SHBA më parë dha “bekimin” e tij për bisedimet midis Jugut dhe Veriut për të diskutuar një traktat paqeje për t’i dhënë fund zyrtarisht Luftës Koreane 1950-1953.

Shumë pak dihet për bisedimet përveç se ata duhet të përgatiten për samitin e ardhshëm të Trump-Kim.

Pompeo parashikohet të konfirmohet si diplomati i lartë i SHBA nga Senati i kontrolluar nga republikanët në javët e ardhshme, edhe pse opozita demokratike ndaj kandidaturës së konservatorit është e fortë.

Senatori Robert Menendez, demokrat i lartë në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë, tha se nuk mendonte se “ndjenjat e kaluara” të Pompeo reflektonin vlerat amerikane