HomeAktualitet

Shefi i propagandës së Berishës fantazon vrasjen e Edi Ramës nga mjekët

Shefi i propagandës së Berishës fantazon vrasjen e Edi Ramës nga mjekët

Shefi i propagandës së Sali Berishës, Alfred Lela ka fantazuar vrasjen e Edi Ramës nga mjekët.

Ai ka postuar një fotomontazh me dy foto në Facebook, në njërën prej të cilave është një sekuencë e një filmi, ndërsa poshtë saj është një fotografi e disa mjekëve shqiptarë, mes të cilëve Profesor Arben Gjata, të cilët kryen ndërhyrjen kirurgjikale për heqjen e apendicitit të kryeministrit Rama dy ditë më parë.

Lela e shoqëron fotomontazhin me diçiturën: “Vrasja e Kennedy: Një mjek, Apendisiti i Ramës: Pesë.”

Kryeministri Rama iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e apendicitit dy ditë më parë në QSUT.

Ndërhyrja u krye nga një ekip mjekësh të QSUT-të të drejtuar nga Profesor Arben Gjata. Kreu i qeverisë shkroi një ditë më pas se ndihej mirë dhe se kishte shkuar në shtëpi ku do vijonte riaftësimin./Hashtag.al