HomeAktualitetDebat

Shehaj “tremb” Bashën, “lumë” pëlqimesh dhe mbështetje në rrjetet sociale

Shehaj “tremb” Bashën, “lumë” pëlqimesh dhe mbështetje në rrjetet sociale

Një kandidim surprizë që ka sjellë një kthesë të re në garën për kreun e opozitës është ai i deputetit të zgjedhur, Agron Shehaj.

Shehaj e ka njoftuar kandidimin në rrjetet sociale, duke theksuar se vendi ka nevojë për një opozitë parimore. Ajo që ka tërhequr menjëherë vëmendje është mbështetja e madhe që ai ka grumbulluar në rrjetet sociale.

Mijëra qytetarë, e uronin në faqen e tij të “Facebook” për vendimin që kishte marrë, ndërsa shprehnin mbështetje maksimale.

Në postimin që Shehaj njoftonte kandidimin janë arritur mbi 17 mijë pëlqime dhe më shumë se 4 mijë komente, kryesisht pozitive.

Po ashtu, Vizion Plus pyeti qytetarët në një sondazh se cili nga kandidatët do të fitojë zgjedhjet për postin e kreut të PD: Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli apo Ibsen Elezi.

Duke iu referuar mënyrës se si kanë votuar qytetarët, pjesa më e madhe dëshirojnë që PD të drejtohet nga Agron Shehaj.

Mesa duket, Shehaj, i cili ishte edhe kandidati i dytë më i votuar i Partisë Demokratike në Tiranë është më i pëlqyeri.