HomeAktualitet

Shënim/ Dy orë në makinë Rinas-Tiranë: Mashtrimi i një ministreje me rrugën e re drejt Aeroportit!

Shënim/ Dy orë në makinë Rinas-Tiranë: Mashtrimi  i një ministreje me rrugën e re drejt Aeroportit!

75 minuta për të fluturuar nga Milano në Rinas dhe gati 120 minuta për të shkuar nga Rinasi në Tiranë! Një radhë e pafund dhe e palëvizshme makinash.

Më e keqja është se pak ditë më parë zonja Balluku kishte inauguruar “rrugën e re për në aeroport”, sipas të cilës “rruga e re” krijon një unazë qarkulluese në Aeroportin e Rinasit duke lehtësuar të gjithë trafikun.

Por çfarë rruge e re u fol se u inagurua!

Vëtëm një devijim prej rreth 300 metrash i cili në asnjë mënyrë nuk e zgjidh makthin e këtij brezi të ngushtë asfalti që pretendon të lidhë aeroportin e madh ndërkombëtar Nënë Tereza me kryeqytetin.