HomeAktualitetKronike

Shënohen 3 viktima nga mbytja në det, brenda 10 minutash

Shënohen 3 viktima nga mbytja në det, brenda 10 minutash

Tre persona kanë humbur jetën nga mbytja në det në vendin tone vetëm gjatë paradites së sotme.

Një 59-vjeçar i identifikuar nga policia me iniciale H. H. është mbytur rreth orës 11:15 të ditës së sotme në plazhin e Velipojës.

Ndërkohë dy persona janë mbytur në plazhin e Spillesë. Policia njofton se bëhet fjalë për dy të moshuar; M. M., 79 vjeç dhe C. M., 78 vjeç. Ata kishin ardhur me pushime nga Maqedonia e Veriut.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.