HomeLifestyle

Shënoi golin e fitores për Belgjikën, Jean Claude Van Damme ka një mesazh për Adnan Januzaj (Foto)

Shënoi golin e fitores për Belgjikën, Jean Claude Van Damme ka një mesazh për Adnan Januzaj (Foto)

Aktori i njohur i filmave aksion me arte marciale, Jean Claude Van Damme ka falënderuar autorin e golit të djeshëm të Belgjikës në ndeshjen me Anglinë.

Van Damme me origjinë belge dhe i preferuar nga shqiptarët ka shkruar diçka për lojtarin kosovar, që mbron ngjyrat e Belgjikës, Adnan Januzaj.

“Një falënderim i madh për Adnan Januzaj i cili shënoi golin e fitore dje në Botëror për Belgjikën”, ka shkruar aktori i madh.

Van Damme per januzaj

Por jo vetëm kaq. Van Damme, i cili në një pjesë të filmave luan edhe me aktorë shqiptarë, ka bërë shqiponjën me duar, gjest i diskutuar shumë kohët e fundit.

Van Damme është me prejardhje nga Belgjika dhe po ashtu shumica e miqve të tij janë shqiptarë në Amerikë. Njëri ndër miqtë e tij më të mirë është Pjeter Mallota, që është aktor dhe producent i filmave aksion.