HomeAktualitet

Sherr mes “amerikonit” të Lulziut dhe “amerikones” së Saliut! Kokalari lëshon keq gojën ndaj Demirajt: “Çfarë fjalori, turp, ky intelektual i trembur”!

Sherr mes “amerikonit” të Lulziut dhe “amerikones” së Saliut! Kokalari lëshon keq gojën ndaj Demirajt: “Çfarë fjalori, turp, ky intelektual i trembur”!

Evi Kokalari nue e papaunë që sillet vërdall pas Sali Berishës duke ëndërruar të kap ndonjë kockë te PD ka dalë me një tjetër reagim të fortë në lidhje me propozimin e federatës pan-shqiptare të Amerikës ‘Vatra’, të cilët zgjodhën Dritan Demirajn si kandidat për presidentin e ardhshëm.

Postimi i Kokalarit

WHOA çfarë fjalori!!

Nuk e di kush ju’a ka marrë logon peng këtyre të Vatrës, por di t’ju them që ky që shkruan bashkë me Elmi Berishën kanë marrë peng Vatrën vetë.

Prezantimi i kandidaturës së një individi ordiner si Demiraj, tregon qartë nivelin ku këta të dy e kanë çuar Vatrën.

Kam folur me disa anëtar të Keshillit të Vatrës, por dhe anëtar të tjerë që janë të shokuar që as nuk i është thënë për kandidaturën jo më t’ju kerkohej mendim apo votë, por thjeshtë u bë fakt nga Alfons Grishaj dhe Elmi Berisha.

Nejse – është turp që Vatrën po e përdorin për interesa kaq personale. Vatra është organizata më e vjetër Shqiptare dhe ka nevojë për intelektual të vërtet në kryesi, si p.sh Visar Zhitin, por intelekti i Zhitit i trëmb këta mjeran.

Trishtim!!