HomeKronike

Sherr në burg, shqiptarët e bëjnë për spital huliganin që rrahu deputetin Zijadin Çela

Sherr në burg, shqiptarët e bëjnë për spital huliganin që rrahu deputetin Zijadin Çela

Në burgun e Shkupit u dhunuan me njëri- tjetrin të burgosurit, prej këtyre dy nga të dënuarit kanë sulmuar Kosta Delov, një ndër huliganët që rrahën Ziadin Selën më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë.

Mësohet se sherri ndodhi në burgun e “Shutkës” në qelinë C24 dhe shkak është bërë kënaqësia që shpreh Delov për rrahjen e deputetit shqiptar,Ziadin Selës.

Ndër të tjera ai thotë se i ruan me fanatizëm këpucët me gjakun e Selës, liderit të ASH-së.  Në çast të dënuarit e tjerë me origjinë shqiptare janë revoltuar dhe e kanë sulmuar duke e bërë për spital.

Nuk është kjo ndër të parat herë që Delov provokon shqiptarët duke shprehur kënaqësinë që kishte kur dhunoi Zijadin Selën.

“ Ndjenja kur e godit brutalisht Zijadin Selën me grushta kokës, është e papërshkrueshme”.

“Shtrihu poshtë shkërdhat shqiptar”- shkruan Delov para ca kohësh në rrjetin social Facebook.