HomeBota

Sherri e ndjek kudo! I panjohuri i drejton pistoletën, Majk Tajson bën të pabesueshmen

Sherri e ndjek kudo! I panjohuri i drejton pistoletën, Majk Tajson bën të pabesueshmen

Legjenda e boksit Majk Tajson ka rënë pre e një incidenti në një shfaqje komedie ndërsa kishte shkuar ta ndiqte me miqtë e tij.

Boksieri 55-vjeçar ishte ulur në karrigen e parë, ku befas një fans i erdhi në fytyrë dhe donte në ndeshjes me të. Sipas prestigjiozes “The Sun” fansi donte të fitonte famë duke sfiduar “Bishën” Majk Tajson.

“Çfarë m*tin po bën, dil që këtej”, i tha një prej rojeve fansit.

Amerikani nuk i bën përshtypje fare nga ajo që po ndodhte. Por frika më e madhe ndodhi kur fansi nxori një pistoletë dhe të gjithë u ulën në tokë, përveç Tajsonit që qëndroi në tavolinë i qetë.

Në fund gjithçka u qetësua me fansin që futi pistoletën në brez dhe mori një përqafim nga Tajsoni.