HomeAktualitetKryesore

Sherri në Bllok/ Burri i missit shqiptar Suada Sherifi u zu me partnerin e Elvana Gjatës për një ngarkesë dr.oge (Foto)

Sherri në Bllok/ Burri i missit shqiptar Suada Sherifi u zu me partnerin e Elvana Gjatës për një ngarkesë dr.oge (Foto)

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e 4 tetorit në Ish-Bllok ku mbetën të vr.arë Fabiol Gaxha dhe u plagos Eljo Hato dhe Ervis Martinaj.

Policia ka shpallur në kër.kim biznesmenin Eldi Dizdari, i cili dyshohet se është dhe personi kyç në ngjarjen e ish-Bllokut.

Biznesmeni dyshohet se ishte në konflikt me Ervin Matën, partnerin e Elvana Gjatës, këngëtare e njohur për shkak të mosmarrëveshjeve për një sasi të konsiderueshme ko.kaine.

Sipas informacioneve të ardhura në prokurori nga shërbimet partnere rezulton se Mata nuk i është përgjigjur Dizdarit për këtë ngarkesë dhe në mes për sqarim ka hyrë biznesmeni Ervis Martinaj, i cili është edhe një nga dy të plagosurit në lokalin Monopol ku ndodhi ngjarja, raporton Fax News.

Sipas Fax News, Dizdari është bashkëshorti i ish-misit Suada Sherifi, të cilin ajo ka preferuar që ta mbajë të fshehtë nga media.

Fotot e tij me familjen numërohen me gishtat e dorës.