HomeAktualitetKronike

Sherri në ish-Bllok/ Komando Merviol Bilo bëhet i gjallë nga arratia, tregon kujt ja mori pistoletën dhe negocion të dorëzohet në polici

Sherri në ish-Bllok/ Komando Merviol Bilo bëhet i gjallë nga arratia, tregon kujt ja mori pistoletën dhe negocion të dorëzohet në polici

Marviol Bilo, komandoja që dyshohet se ka qëlluar për vdekje Fabiol Gaxhan dhe ka plagosur rëndë Elion Haton dhe Ervis Martinaj, ka shumë gjasa që të vetëdorëzohet në policinë e Tiranës.

Bilo nga arratia ka kontraktuar një avokat dhe është pikërisht ky person që po negocion me prokurorinë.

Sipas burimeve të Shqiptarja.com, kanë nisur bisedimet për të realizuar vetëdorëzimin e komandos, që shkaktoi masakrën në zonën e ish-Bllokut në Tiranë me 1 të vrarë e 2 të plagosur.

Në disa memo, të dërguara në prokurori nga avokati i Bilos, pretendohet se Marviol Bilo ditën e ngjarjes nuk ka pasur asnjë armë me vete.

Pistoleta me të cilën komando qëlloi mbi personat në konflikt, pretendohet se ja ka marrë Redi Popeskut, i cili e dispononte me leje nga organet e Policisë.