HomeAktualitetKryesore

Sheshi “Skënderbej” në finalen e madhe të Çmimit të BE për Arkitekturën Bashkëkohore

Sheshi “Skënderbej” në finalen e madhe të Çmimit të BE për Arkitekturën Bashkëkohore

Sheshi “Skënderbej” do të marrë pjesë në një tjetër kompeticion, në finalen e madhe të Çmimit më prestigjioz të arkitekturës – Çmimi i Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama në një postim në twitter.

“E paimagjinueshme deri shumë pak kohë më parë! Sheshi Skënderbej në finalen e madhe të Çmimit më prestigjioz të arkitekturës – Çmimi i Bashkimit Europian për Arkitekturën Bashkëkohore që mban emrin e legjendarit Mies Van Der Rohe. #QentëLeTëLehin vazhdimi dihet”, shkruan Rama në twitter.