HomeAktualitetKronike

“Shfaqje e shëmtuar”! Efektivi shtyu drejt greminës gazetaren Anila Hoxha, reagon ministri: Ai u largua nga detyra dhe do ndiqet penalisht

“Shfaqje e shëmtuar”! Efektivi shtyu drejt greminës gazetaren Anila Hoxha, reagon ministri: Ai u largua nga detyra dhe do ndiqet penalisht

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas incidentit që ndodhi dje me gazetaren Anila Hoxha, e cila u shty drejt greminës nga një efektiv policie.

Çuçi e dënon këtë gjest të shëmtuar dhe informon se ky efektiv është larguar nga detyra.

“Lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë me gazetaren Anila Hoxha, dua t’ju informoj se efektivi i policisë është larguar nga detyra. Drejtori i Policisë së Shtetit dhe drejtori i SHÇBA kanë komunikuar menjëherë me gazetaren, si dhe në bazë të kallëzimit të saj efektivi do të ndiqet penalisht.

I kërkoj ndjesë dhe e falënderoj znj. Hoxha, si dhe iu bëj thirrje gjithë qytetarëve që ndeshen me efektivë të tillë policie të mos heshtin, por t’i denoncojnë. I garantoj se toleranca për këto shfaqje të shëmtuara si ajo e një dite më parë do të jetë zero.

Gjej gjithashtu rastin t’u bëj thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit të mos ia lejojnë vetes të bien në këtë nivel, që i përjashton ata automatikisht nga radhët e uniformave blu”, shkruan ministri.