HomeAktualitet

Shi dhe dëborë në Shkodër, reshjet më intensive prekin aksin Bogë-Theth, por qarkullimi vijon normalisht! 2 borëpastruese në terren (Video)

Shi dhe dëborë në Shkodër, reshjet më intensive prekin aksin Bogë-Theth, por qarkullimi vijon normalisht! 2 borëpastruese në terren (Video)

Në aksin Koplik – Bogë, gjatë natës ka pasur reshje të dobëta shiu, të cilat vijojnë edhe në orët e mëngjesit.

Në aksin Dedaj – Razëm, gjatë natës janë regjistruar reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa reshjet vazhdojnë edhe aktualisht.

Në aksin Bogë – Theth, gjatë natës ka pasur reshje bore, ndërsa në orët e mëngjesit reshjet janë të përziera shi dhe borë, me intensitet të ulët.

Në aksin Bogë – Theth, dy mjete borëpastruese janë në qarkullim dhe po punojnë për pastrimin e borës. Në gatishmëri ndodhen edhe dy mjete borëpastruese me thikë dhe dy mjete borëpastruese me shnek, për ndërhyrje të menjëhershme sipas nevojës.

Qarkullimi vijon normalisht në të gjitha akset rrugore.

U bëhet apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore