HomeAktualitetKryesore

Shifrat e frikshme të miliardave që kanë marrë 14 oligarkë nga Bashkia e Tiranës

Shifrat e frikshme të miliardave që kanë marrë 14 oligarkë nga Bashkia e Tiranës

Nëse e keni vrarë ndonjëherë mendjen se cili prej përfituesve të parave publike është më i fuqishmi përsa i përket vlerës së përfituar nga taksat e shqiptarëve, përgjigjen do jua japim në këtë artikull.

Shumë prej tyre i kemi përmendur në artikujt tanë denoncues ku pasqyrohet abuzimi i parave publike me anë të shqyrtimit të prokurimeve publike.

Më poshtë gjeni të ilustruar sipas vlerës në miliarda, kompanitë e më të fuqishmëve oligarkë në bashkinë e Tiranës.

14 KOMPANITË QË KANË PËRFITUAR NGA PARATË PUBLIKE TË QYTETARËVE TË TIRANËS:

FUSHA SHPK (SHKËLQIM FUSHA) – 58 MILIARD

SALILLARI SHPK (PËLLUMB SALILLARI)– 33 MILIARD

GPG COMPANY (PAQSOR BUZI)– 23 MILIARD

CURRI SHPK (FAIK CURRI)– 21 MILIARD

ALBA KONSTRUKSION (XHAVIT ISMAILI)– 21.7 MILIARD

ALKO-IMPEX General Construction (ARBËR ABAZI)– 19 MILIARD

FUSHA, 2T, SHANSI INVEST- 16 MILIARD

4 AM SHPK (BASHKIM ULAJ)– 14.9 MILIARD

VËLLEZËRIT HYSA (KUJTIM, BESNIK, FLUTURA)– 14.8 MILIARD

FUSHA SHPK, EDIL AL SHPK- 13 MILIARD

ANK (AGIM KOLA)– 12.7 MILIARD

SHANSI INVEST (SHPËTIM CINGA)– 12.3 MILIARD

SHKËLQIMI 07 (SHKËLQIM KAPLLANAJ)– 12.1 MILIARD

GECI SHPK (RAM GECI)– 11.4 MILIARD

SHKËLQIM FUSHA

Ashtu siç pritej, vendin e parë, me shifrën e frikshme prej 58 miliard lekësh pa TVSH të përfituara nga Bashkia e Tiranës e merr FUSHA Shpk e Çim Fushës.

Kontrata në vlerë të frikshme, plus shtesa pothuajse në të gjitha procedurat e tenderimeve publike ku institucione nën varësinë e Bashkisë Tiranë e kanë nxjerrë fitues për 51 tendera, ku 27 prej tyre i ka të klasifikuara me FLAMUR TË KUQ.

PËLLUMB SALILLARI

Stafeta pasohet nga Pëllumb Salillari dhe Paqsor Buzi, përfitues tenderash në mënyrë të vazhdueshme nga Bashkia e Tiranës dhe pasohet nga Faik Curri dhe Xhavit Ismaili.

FAIK CURRI

Ajo që vihet re në listë, është që të gjitha janë kompani me objekt veprimtarie në fushën e ndërtimit. Vendin e gjashtë e mban Arbër Abazi, nipi i Sadri Abazit, i cili ka “përthithur” si fshesë me korrent shumë tendera të bashkisë Tiranë. Vendin e shtatë e mban FUSHA SHPK, 2T dhe SHANSI INVEST bashkuar të cilët kanë përfituar vetëm një tender me vlerë 17 MILIARD nga UKT për shtesë impianti të Bovillës.

BASHKIM ULAJ

Në vendin e tetë renditet 4AM i Bashkim Ulajt, një nga përfitueset e projekteve më të mëdha të bashkisë së kryeqytetit, ndërsa në vendin e nëntë kompania e Hysajve me 14.8 MILIARD Lekë përfitim nga tenderat.

TAN DULAKU

Në vendin e dhjetë renditet sërish FUSHA bashkuar me kompaninë e Artan Dulakut Edil-Al, përfitues të 3 tenderave me vlerë të frikshme, një prej tyre Rijetësimi i Piramidës së Tiranës me vlerë 12 Miliard Lekë pa TVSH.

SHPËTIM CINGA

Më pas renditen Agim Kola, Shpëtim Cinga dhe Shkëlqim Kapllani të cilët i kemi hasur shpesh edhe në artikujt tanë denoncues të tenderave më vlerë të madhe në shkelje.

RAM GECI

Në vend të fundit renditet GECI SHPK i Ramë Gecit, i cili ka fituar tenderin për Rehabilitimin e varrezave Sharrë dhe lidhja me rrugën ekzistuese Kombinat me një vlerë prej 2.7 MILIARD LEKË PA TVSH./JOQ