HomeBlog

Shikoni arsyen përse Erion Veliaj duhet të vijojë të rrijë në paraburgim! Mos qeshni…

Shikoni arsyen përse Erion Veliaj duhet të vijojë të rrijë në paraburgim! Mos qeshni…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ndaj arsyetimit të GJKKO për vijimin e paraburgimit të Erion Veliaj.

Në një postim, Manjani e cilëson si të papranueshëm argumentin se “mendimi për t’iu shmangur hetimit është i fshehur në psiqikën e të dyshuarit”, duke ironizuar se gjykata duket sikur ka marrë rolin e një psikoanalisti.

Sipas tij, një arsyetim i tillë cenon standardin e procesit të rregullt ligjor dhe ngre pikëpyetje serioze mbi bazën juridike të vendimit.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Shikoni arsyen përse Erion Veliaj duhet të vijojë të rrijë në paraburgim:

“…Duke qenë se mendimi për t’iu shmangur hetimit dhe gjykimit të çështjes është i fshehur në psiqikën e të dyshuarit, ai (mendimi) nuk mund të shihet qartë”.

Ky është arsyetim i GJKKO për paraburgimin e një të zgjedhuri.

Nuk e besova deri sa e lexova!

Gjykata sugjeron se i ka lexuar psiqikën të dyshuarit…. ua ua ua ua ua…

E pabesueshme. Po ligji ku është këtu?!

Po thuaj more se e kam inat këtë njeri dhe dua ta kalb në burg. Do ishte më e ndershme.

Çdo me thënë kjo?!

Ky arsyetim hedh n’tuç edhe vetë Frojdin.

Si i tha doktori pacientit “ske gjë në zemër e ke thellë në shpirt..”

Zoti u ruajt o njerëz!

****

PS. E kuptoj shkumën ndaj Erion Velisë, por kjo që i bën SPAK dhe GJKKO nuk ka lidhje me ligjin dhe proçesin e rregullt.

Mendojeni nëse ua bëjnë juve këtë gjë, pastaj gjykoni.