HomeLifestyle

Shikoni si duket sot Brajani i pa fat, fytyra më e famshme e memeve

Shikoni si duket sot Brajani i pa fat, fytyra më e famshme e memeve

Djali në foto i njohur në të gjithë botën si (Bad Luck Brian) Brian-i pa fat, është një nga memet më të njohura në internet.

Në një intervistë për “UNILAD”, Kyle ka treguar se fotoja e famshme është bërë kur ai ishte në klasë të shtatë. Më pas, ai e kishte vënë edhe foto profili në Facebook.

Gjithsesi, famën e vërtetë fotoja e mori shumë vite më vonë kur një shoku të tij të universitetit i lindi ideja, që të bënte një shaka në Reddit.

Prej asaj kohe, “Bad Luck Brian” është një nga memet më të njohura në botë, e cila vazhdon të përdoret ende nga mendjet me humor e kreative.

Kyle Craven tashmë është rritur, martuar dhe bërë baba. Sigurisht ka dhe shumë kohë që i ka hequr telat, që e kanë bërë aq tipik në foton e memes.