HomeAktualitet

Shkarkimi i gjyqtarit të Kushtetueses, Ministrja e Drejtësisë flet për herë të parë

Shkarkimi i gjyqtarit të Kushtetueses, Ministrja e Drejtësisë flet për herë të parë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në një intervistë për ERTV, ka folur për procesin e Vettingut.

Gjonaj tha se  shkarkimi i Fatos Lulos është guri i parë në vetting, dhe shkarkimi erdhi pas mos justifikimit të pasurisë.

“Qëllimi i reformës është rritja e besimit të qytetarëve. Ajo që ka ndodhur është procesi i pastërtisë së figurës, ai nuk ka justifikuar pasurinë e tij, por nuk është vendimi i formës së prerë. Kolegji i Apelimit është vendim i formës së prerë, dhe do të thotë shkarkimi i gjyqtarit të Kushtetueses”, deklaroi Gjonaj.