HomeAktualitetDebat

Shkarkimi i Presidentit pushton mediat serbe, ja çfarë shkruajnë për Ilir Metën

Shkarkimi i Presidentit pushton mediat serbe, ja çfarë shkruajnë për Ilir Metën

Shkarkimi i Presidentit Ilir Meta sot nga Kuvendi me 104 vota ka pushtuar mediat serbe.

Disa nga mediat më të rëndësishme në Serbi i kanë dedikuar disa rreshta shkarkimit të presidentit dhe përplasjes së tij me kryeministrin Edi Rama.

“Fati i Ilir Metës tani është në duart e Gjykatës Kushtetuese, e cila ka fjalën e fundit,” thuhet në shkrimet e mediave serbe.

Me 104 vota pro, 7 kundër dhe tre abstenim, Meta u shkarkua nga Kuvendi ndërsa vendimin final e jep gjykata Kushtetuese.