HomeAktualitetKryesore

Shkarkohen 25 punonjës?! Reagon menjëherë drejtori i Laboratorit: Lajm i rremë asnjë nuk është shkarkuar dhe as nuk do të shkarkohet!

Shkarkohen 25 punonjës?! Reagon menjëherë drejtori i Laboratorit:  Lajm i rremë asnjë nuk është shkarkuar dhe as nuk do të shkarkohet!

Drejtori i Laboratorit të Shkodrës ka bërë një prononcim pas lajmit të përhapur ditën e djeshme se janë pezulluar nga puna 25 punonjës të Laboratorit të Shkodrës.

Supozohet se arsyeja e pezullimit të punonjësve është për shkak se institucioni është dhënë me koncesion.

Vetë drejtori i Laboratorit të Shkodrës, Ardian Dajti ka përgënjeshtruar këto lajme, duke i cilësuar si të pavërteta.
Sipas tij institucioni do të jepet me koncesion, por punëtorëve do t’u garantohet vendi i punës pavarësisht të gjithave.

“Asnjë përfaqësues apo punëtor i angazhuar në çfarëdolloj cilësie mjek, laborant në laboratorin e Shkodrës nuk i është ndërprerë marrëdhënia financiare. Lajmi që lihen papunë punonjësit e laboratorit është i pavërtetë. Ne jemi në një proces që së shpejti do të fillojë privatizimi dhe dhënia me koncesion., por të gjithë punonjësve të laboratorit do t’u jepet mundësia që me punëdhënësin e ardhshëm të kenë mundësi për marrëdhënie pune.

Pra asnjëri nuk do të largohet nga koncesionari. Me këtë dua të shuaj frikën se disa punëtorë do ikin apo do largohen, e do zëvendësohen me disa të tjerë që s’kanë lidhje me punën”, ka thënë Dajti.