HomeAktualitetKryesore

Shkatërrohet krejtësisht selia e PS-së në Shkodër! Vjen reagimi i fuqishëm nga Edi Rama: Shpërthen ndaj Metës dhe Berishës: Sado ëndrra të shohë Luli, ta harrojnë se e kthejnë Shqipërinë në …

Shkatërrohet krejtësisht selia e PS-së në Shkodër! Vjen reagimi i fuqishëm nga Edi Rama: Shpërthen ndaj Metës dhe Berishës: Sado ëndrra të shohë Luli, ta harrojnë se e kthejnë Shqipërinë në …

Situata në Shkodër është tensionuar, pasi protestuesit kanë goditur filimisht me gurë xhamat e selisë së Partisë Socialiste dhe pastaj e kanë djegur dhe shkatërruar godinën vendore të Rilindjes në Shkodër.

Me anë të një reagimi në rrjetin social ka reaguar kryeministri i vendit, Edi Rama, për protestën që ka degraduar në qytetin e Shkodrës, me djegie dhe thyerje të sendeve të selisë së Partisë Socialiste.

“Sipas Ilir Metës policia nuk duhet të reagojë, po duhet të dorëzojë Tiranën dhe veten në duart e dhunuesve të verbër, që ai bashkë me Saliun të bëjnë Lulin dhëndërr të pushtetit dhe Monikën arkëtare të shtetit, si në kohët e arta të bashkëqeverisjes me plumba mbi protestuesit!”, shkruan Rama në Twitter.

Pamje të pazakonta nga Shkodra, protestuesit bastisin selinë e PS, shkatërrojnë gjithçka dhe i vënë flakën sendeve në rrugë, ‘dorëzohet’ Policia pas gjithë kaosit dhe panikut
Postimi i plotë i Edi Ramës:

Kur policia reagoi ndaj një provokatori famoz gjatë ushtrimit të dhunës opozitare tek Kuvendi, Ilir Meta vrapoi në spital për të vizituar heroin e dhunës! Kur policit të shtetit, i nxjerrin syrin dhunuesit me kapuçë të nxitur prej tij e Saliut, Ilir Meta dënon dhunën policore!

Sipas Ilir Metës policia nuk duhet të reagojë, po duhet të dorëzojë Tiranën dhe veten në duart e dhunuesve të verbër, që ai bashkë me Saliun të bëjnë Lulin dhëndërr të pushtetit dhe Monikën arkëtare të shtetit, si në kohët e arta të bashkëqeverisjes me plumba mbi protestuesit!

Por Iliri dhe Saliu duhet ta harrojnë se e kthejnë prapë Shqipërinë për përsheshin e tyre dhe sado ëndrra të shohë Luli duke mbajtur lugën në dorë që t’i vijë gjella e Monikës, Shqipëria do të vazhdojë drejt përpara, me mund e durim, për t’u bërë ajo që duan fëmijët e saj!