HomeAktualitetKronike

Shkëlzen Berisha shfaqet si lidhja e klanit “Osmani” në Shqipëri, pronarët e lojrave të fatit dhe industrisë së seksit në Shqipëri dhe Europë

Shkëlzen Berisha shfaqet si lidhja e klanit “Osmani” në Shqipëri, pronarët e lojrave të fatit dhe industrisë së seksit në Shqipëri dhe Europë

Shkëlzen Berisha, djali i ish- kryeminstrit Berisha, është mik i ngushtë i një prej lobeve më të mëdha të lojërave të fatit dhe industrisë së seksit në Europë, që drejtohet nga familja “Osmani” e Kosovës me banim në Hamburg në Gjermani.

Familja Osmani ka qenë shpesh në qendër të debateve të shtypit gjerman për lidhje me nëntokën e mafias, lojërave të fatit dhe industrisë së seksit.

Ata ishin sponsorët e Partisë Demokratike në vitin 2005, në lidhjen e kontratës së PD me BG&R, dhe më vonë pronarët real të lojërave të fatit në Shqipëri.

Qazim Osmani, i njohur si Feliksi, ishte pronari i shumicës së makinave që përdoreshin në tregun e lojërave të fatit në vend dhe mik i ngushtë i familjes Berisha.

Shtypi gjerman ka ngritur herë pas here akuza të rënda ndaj tyre, të cilat mund t’i ndiqni në linkun e mëposhtëm.

https://www.google.com/amp/s/amp.welt.de/print-welt/article233876/Verlaesst-der-Osmani-Clan-die-Stadt.html

Shkëlzen Berisha është praktikisht lidhja politike dhe familjare e tyre me tregun e lojërave të fatit në Shqipëri.