HomeAktualitetDebat

Shkëlzen Berishës e Ermal Mamaqit iu hoqën patentat nga policia, ironia e Braçes: Nuk i do njeri njerëzit e famshëm, do ikin në Gjermani tani

Shkëlzen Berishës e Ermal Mamaqit iu hoqën patentat nga policia, ironia e Braçes: Nuk i do njeri njerëzit e famshëm, do ikin në Gjermani tani

Mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë- Elbasan, policia i ka hequr patentën djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berishës.

Ai po udhëtonte me shpëjtësi 127km/h me makinë e tij tip “Benz S320”, ndërsa patrulla e ka ndaluar dhe i ka marrë lejen e drejtimit.

Po mbrëmjen e djeshme patenta i është hequr edhe moderatorit Ermal Mamaqi, i cili po udhëtonte me shpejtësi 120km/h me mjetin e tij tip “Renault”.

Lajmi është bërë i ditur ditën e sotme, ndërsa zv.Kryeministri Erion Braçe ka ironizuar në rrjetet sociale.

“Pa fjale! Nuk i do njeri njerezit e famshem ne kete vend! Do ikin ne Gjermani tani”, shkruan Braçe, duke i bashkëngjitur edhe lajmin e heqjes së patentave të dy personazheve të njohur në Shqipëri.