HomeLifestyle

Shkodrania kërkon ndihmë: Me siguri mua më mungon diçka, 8 vitesh dashurie të paparë dhe më la për një “kalama”

Shkodrania kërkon ndihmë: Me siguri mua më mungon diçka, 8 vitesh dashurie të paparë dhe më la për një “kalama”

Pas 8 vitesh lidhje sëbashku një vajzë ka zbuluar se i dashuri i saj ka krijuar një lidhje paralele me një gjimaziste. Kjo është historia e tradhëtisë.

“Nëse nuk më jepni një shpjegim, betohem në Zot që do të çmendem.

Jam një 29-vjeçare nga Shkodra dhe kam  8 vite e lidhur me një djalë.

Ai ka frikë nga përgjegjësitë dhe kjo mendoj se ka qenë një arsye e fortë që ne ende sot nuk jemi fejuar.

Këtë gjë, edhe pse me shumë vështirësi, e kam kaluar. Por tani ai më ka bërë hatanë.

Pas 8 vitesh dashuri super të madhe mesh nesh, zotëria 32 vjeç shkon dhe takon një vajzë vetëm 17 vjeçe.

Të cilën e ka puthur dhe për 3 muaj e ka çuar në shtrat.

Këtë histori ma rrëfen vetë ajo bebja që ende bën detyrat e shtëpisë, pas 4 muajsh që dilnin bashkë ata të dy.

Unë nuk di se çfarë donte ai nga jeta?

Jam e dashura e tij prej vitesh, e dashura e parë e tij dhe ai imi. Kam një punë të respektuar, kam qenë shoqë e ngushtë për të.

Por mbi të gjitha nuk na ka munguar asgjë as në shtrat.

E të më tradhëtojë me një vajzë të vogël që ende shkon në shkollë?

Me siguri mua më mungon diçka…

Aq më tepër që 4 muaj më la krejt pas dore, me pretekstin që është i lodhur.

Ai lutet që ta fal, por më ka bërë gazin e qytetit, se normal ajo ka folur lart e poshtë kur ka ndjerë se ky mund ta ndajë…

Po çmendem se më vjen zor të matem me një fëmijë…”, shkruan ajo.