HomeAktualitetKryesore

Shkoi në spital për shkak të problemeve shëndetësore, dalin të tjera detaje nga arrestimi i Agim Kajmakut

Shkoi në spital për shkak të problemeve shëndetësore, dalin të tjera detaje nga arrestimi i Agim Kajmakut

Të tjera detaje kanë dalë nga shoqërimi i ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku. Mësohet se ai u paraqit në spital mbrëmjen e djeshme i shoqëruar nga avokati i tij Isuf Shehu, për shkak të problemeve shëndetësore.

Stafi i spitalit ka njoftuar policinë dhe menjëherë në spitalin privat janë paraqitur efektivët e krimit ekonomik dhe ato të komisariatit numër 1.

Ekzekutimi i urdhër arrestit u bë në spital, ku ndodhet i shtruar Kajmaku, jashtë rreziku për jetën.

Aktualisht ai është i shtruar në dhomë dhe ruhet nga forcat e policisë.