HomeAktualitet

Shkolla e drejtorëve, Rama: Merita dhe performanca si parakusht

Shkolla e drejtorëve, Rama: Merita dhe performanca si parakusht

Kryeminstri Rama ka prezantuar paraditen e sotme nismën që pritet të shënoje një histori të re në cilësinë e arismit shqiptar, ngritja e shkollës së drejtorëve.

Sipas tij, ky institucion i ri, i emërimit të drejtuesve të shkollave me bazë meritën, do të shkëpusë njëherë e mirë shkollën nga politika. Por si do të funksionojë dhe çfarë do të bëjë konkretisht ajo?

Shkolla e Drejtorëve të Institucioneve të Arsimit Parauniversitar që bashkë-themelohet nga Ministria e Arsimit dhe Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim do të punojë në dy drejtime:

Zhvillimin profesional të drejtorëve, nëndrejtorëve që janë në detyrë, si dhe do të jetë e hapur për të gjithë kandidatët që aspirojnë të jenë drejtor e nëndrejtor të institucioneve arsimor parauniversitar.

Shkolla e drejtorëve do të jetë përgjegjëse për administrimin e procesit të trajnimit për pajisjen me certifikatë, për drejtimin e institucioneve.

Ajo gjithashtu do të menaxhojë procesin e trajnimit të vazhdueshëm dhe aftësimeve të tjera kualifikuese për drejtuesit e shkollave, ata aktualët dhe ata që do të futen në sistem me bazë meritën.

Si drejtuesit aktualë, ashtu edhe aspirantët e rinj, duhet të dëshmojnë rezultate dhe aftësi të larta në menaxhimin e institucionit, zhvillimin e burimeve njerëzore, integrimin prindërve në proceset mësimore dhe ekstra mësimore, afrimi me komunitetin dhe mbi të gjitha suksesin në arritjet mësimore të nxënësve.