HomeAktualitetSociale

“Shkollat do mbyllen për 3 muaj nga data 2 Nëntor”, ja çfarë thotë Ministria e Shëndetësisë për emailin që bëri bujë

“Shkollat do mbyllen për 3 muaj nga data 2 Nëntor”,  ja çfarë thotë Ministria e Shëndetësisë për emailin që bëri bujë

Një email që ka mbërritur në adresat e shumë mësuesve dhe prindërve se ministrja e Shëndetësisë ka vendosur që të mbyllë shkollat për shkak të situatës me COVID-19, ka bërë xhiro në rrjet.

Në emailin që publikohet si më poshtë thuhet se do të mbyllet procesi mësimor për shkollat publike dhe jo publike duke nisur nga data 2 nëntor, për një periudhë 3 mujore.

Por si qëndron e vërteta?! BW u interesua pranë Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që u konfirmua zyrtarisht se ky email nuk është i vërtetë.

Burime zyrtare nga MSH përgënjeshtruan për faktin se ishte marrë një vendim i tillë për mbylljen e shkollave dhe se emaili është fals.