HomeAktualitet

Shkrihet partia e presidentit, deputetja del me deklaratë të fortë, zbulon se çfarë do të ndodh me LSI-në

Shkrihet partia e presidentit, deputetja del me deklaratë të fortë, zbulon se çfarë do të ndodh me LSI-në

Lëvizja Socialiste për Integrim po shkon zyrtarisht drejt shkrirjes.

Deputetja socialiste, Ermonela Felaj tha se 17 deputetët e LSI-së, do të zëvendësohen në Parlament.

“Unë nuk mendoj se kjo është një opozitë e re, pasi janë në listat që partitë kishin krijuar më parë. Fakti që ata po vijnë në Parlament tregon krizën që kanë partitë e opozitës.

Besoj se LSI po shkon drejt tjetërsimit të plotë. Besoj ato 17 mandate që kishte në Kuvendin e Shqipërisë do të plotësohen plotësisht. Të paktën trendi kështu duket. Edhe Partia Demokratike. E ka përcaktuar opozita zyrtare këtë listë. Nuk ka se si të akuzohemi ne për personat në listat e partive,” tha Felaj për Ora news.