HomeKronikeDiaspora

Shmanget tragjedia ajrore në aeroportin e Prishtinës, avioni i kompanisë “Easyjet” për pak sa nuk përplaset me veturën në pistë

Shmanget tragjedia ajrore në aeroportin e Prishtinës, avioni i kompanisë “Easyjet” për pak sa nuk përplaset me veturën në pistë

Një tragjedi ajrore është shmangur në momentet e fundit në Kosovë, teksa një avion “Airbus A320” i kompanisë “Easyjet” i ka shpëtuar për pak përplasjes aksidentale me një veturë në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës.

Automjeti i aeroportit ishte në pistë, kur mjeti fluturues nisi udhëtimin për në Gjenevë.

Incidenti ka ndodhur më 20 qershor, por u publikua në mediat kosovare vetëm sot. Kështu thuhet në një deklaratë të publikuar nga Bordi Zviceran për Hetimet e Sigurisë (SUST) të premten (16 Gusht), sipas raportimit të “Klankosova”.