HomeKronike

Shokuese! Një grup kriminal planifikoi vrasjen e ish-drejtorit të Policisë Gledis Nano

Shokuese! Një grup kriminal planifikoi vrasjen e ish-drejtorit të Policisë Gledis Nano

Një grup kriminal ka planifikuar eliminimin fizik të ish-drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.

Informacioni sekret është hetuar tre muaj më parë, ndërsa mbetet e paqartë nëse vetë Nano është vënë në dijeni për këtë zhvillim.

Ndonëse hetimet janë duke vijuar nga Policia e Shtetit, deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar për këtë informacion tronditës.

Dyshimet janë se një anëtar i rrezikshëm i një grupi kriminal ka planifikuar eliminimin e Nanos, pasi ky grup ka qenë i hetuar prej tij, gjatë kohës që mbante postin e drejtorit të Antiterrorit në Policinë e Shtetit.

Po ashtu mbetet e paqartë nëse pas këtij informacioni janë rritur apo jo masat për ruajten e Nanos dhe familjarëve të tij.

Nano u shkarkua nga detyra e kreut të Policisë në gusht të 2022, vetëm pas 10 muajsh në detyrë, me pretendimin se nuk kishte përmbushur objektivat.

Ai ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit, me eksperiencë, kurse dhe trajnime të kryera në vendet perëndimore.