Shoqata e Transportit ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të dalë në protestë.
Mësohet se punonjësit do të protestojnë në orën 11:00 përpara Ministrisë së Infrastrukturës.
Sakaq, bëhet me dije se ata kërkojnë një pagë shtesë, pasi shtyrja e hapjes së shërbimit prek në mënyrë të drejtpërdrejtë familjet e tyre.

