HomeAktualitetSociale

Shoqëria civile, marshim proteste në Tiranë për ngjarjen në Kavajë

Shoqëria civile, marshim proteste në Tiranë për ngjarjen në Kavajë

Qindra qytetarë marshuan sot në Tiranë në formë proteste në lidhje me përdhunimin e 13 vjeçares në Kavajë nga 7 adoleshentë.

“Nuk luhet me përdhunimin” ishte një nga parullat e protestuesve të cilët u vendosën përpara Ministrisë së Arsimit.

Adoleshentët e përfshirë në këtë skandal aktualisht ndodhen në burg, pasi Gjykata e Kavajës vendosi masën e arrestit pak ditë më parë.