HomeKronike

Shoqërohet në polici Bajri: Me pranga në duar dhe i buzëqeshur, momenti kur Safet Bajri hyn në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Shoqërohet në polici Bajri: Me pranga në duar dhe i buzëqeshur, momenti kur Safet Bajri hyn në Drejtorinë e Policisë së Tiranës

Gazeta TemA siguron momentin kur forcat RENEA shoqërojnë me pranga në duar Safet Bajrin në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Nga pamjet Bajri duket i qetë madje nuk kursen as buzëqeshjen teksa hyn në godinë i shoqëruar nga dhjetëra forca policie.

Safet Bajri emri i të cilit akuzohet se është i lidhur me shumë ngjarje kriminale, kryesisht në Shkodër u shoqërua fillimisht në policinë e Shkodrës dhe më pas është sjellë nga forcat RENEA drejt Tiranës ku dhe do të merret në pyetje.