HomeLifestyle

Showbiz ‘Dashuria platonike’ e Sali Berishës feston sot ditëlindjen, ikona e bukurisë botërore ‘i theu zemrën’ ish-kryeministrit

Showbiz ‘Dashuria platonike’ e Sali Berishës feston sot ditëlindjen, ikona e bukurisë botërore ‘i theu zemrën’ ish-kryeministrit

“Çelësi i suksesit tim qendron në faktin se kurrë nuk jam lodhur së mësuari. Nuk e kam humbur kurrë kureshtjen dhe dëshirën për sfida të reja dhe i bëj vetes gjithmonë 1 mijë pyetje”, ka thënë në një intervistë më herët ylli i kinëmasë italiane dhe asaj botërore.

Diva e kinemasë italiane dhe asaj botërore, Sophia Loren, feston këtë 20 shtator ditëlindjen e saj të 84-ët. 84 vite mbi supe, nga të cilat mbi 60 në botën e kinemasë dhe artit e shndërrojnë Loren në aktoren simbol.

Sophia Lorenë shtë padyshim një ndër divat e ekranit, e pëlqyer dhe e dashur nga mbarë bota, ku një fans i zjarrtë i saj është edhe ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha. Ky i fundit e ka shprehur hapur në një ekran televiziv se Sophia Loren është ikona e bukurisë dhe se ka një simpati të jashtëzaonshme për të.

Sophia Loren do ta niste karrierën që në moshën 14-vjeçare në vitin 1949 kur spikati në një konkurs bukurie. Katër vite më vonë do të mbërrinte edhe roli i parë i saj në kinema kur luan “joshësen” Kleopatra në filmin “Dy netë me Kleopatrën”. Ajo ishte vetëm 24 vjeçe kur kishte xhiruar mbi 40 filma.

Kulmin e karrierës do ta prekte në vitet ’60 ku shihej si “balanca” europiane përballë Marylin Monroe dhe Elizabeth Taylor. Aktorja italiane më pas iu bashkangjit edhe Hollyëood-it për t’u shfaqur në dhjetra filma si protagoniste dhe joprotagoniste.