HomeAktualitetDebat

Shpalli “non grata” Yuri Kim-in në zyrën e tij, Mero Baze ironizon Berishën: Ka reciprocitet këtu, s’bën shaka burri i botës

Shpalli “non grata” Yuri Kim-in në zyrën e tij, Mero Baze ironizon Berishën: Ka reciprocitet këtu, s’bën shaka burri i botës

Vendimi i Sali Berishës për të shpallur “non grata” ambasadoren amerikane Yuri Kim brenda zyrës së tij, është ironizuar nga gazetari Mero Baze.

Botuesi i gazetës “TemA”, me nota humori shkruan:

“Berisha paska “ndëshkuar” ambasadoren Yuri Kim duke e shpallur “Non grata” në zyrën e tij në PD, derisa ajo tu kërkojë ndjesë demokratëve për atë që i ka bërë SHBA familjes Berisha.

Ky mund të jetë dhe i vetmi premtim i mbajtur i “Foltores”. Siç duket ambasadorja do ik nga detyra dhe ndoshta dhe nga kjo botë, pa shkelur kurrë në zyrën e tij.

“Foltorja” më në fund u betua që do t’i a mbyll derën SHBA. Ka reciprocitet këtu s’bën shaka burri i botës”, ironizon Baze. (TemA)