HomeDiaspora

Shpallja ‘non-grata’ nga SHBA e dy vëllezërve, reagon Ramush Haradinaj: Lajm i shkëlqyer!

Shpallja ‘non-grata’ nga SHBA e dy vëllezërve, reagon Ramush Haradinaj: Lajm i shkëlqyer!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar për vendimin e SHBA-së për të vënë saksione ndaj grupeve të organizuara kriminale në Kosovë. Haradinaj e ka cilësuar këtë vendim si të shkëlqyer.

“Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për sanksionimin e krerëve të krimit të organizuar në Kosovë është lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, ShBA-ja dhe Kosova janë të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe kjo është një përpjekje e përbashkët për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Vendimi do të ndihmojë misionin tonë të përbashkët për të goditur krimin transnacional në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”, ka shtuar Haradinaj.