HomeDiaspora

Shpejtësia e lartë i mori jetën: Publikohet video e aksidentit tragjik ku humbi jetën reperi grek

Shpejtësia e lartë i mori jetën: Publikohet video e aksidentit tragjik ku humbi jetën reperi grek

Reperi i njohur grek, Mad Clip, ndërroi jetë pak ditë më parë pas një aksidenti automobilistik në Vouliagmeni, Athinë.

Makina “Porsche” me të cilën reperi po udhëtonte devijoi nga rruga dhe u përplas me shtyllën.

Përplasja ishte shumë e fortë pasi mjeti u shkatërrua plotësisht dhe madje grupit hetimor iu desh kohë të zbulonte që viktima ishte reperi, emri i vërtetë i të cilit është Peter Anastasopoulos.

Mediat vendase bëjnë me dije se shërbimet zjarrfikëse u përpoqën me orë të tëra për të nxjerrë trupin nga automjeti.

Së fundmi është publikuar momenti i kur reperi shfaqet duke lëvizur në rrugë me shpejtësi skëterrë.

Videoja është kapur nga kamerat e sigurisë dhe në të është regjistruar momenti kur Mad Clip humbet kontrollin e makinës dhe më pas përplaset me një shtyllë.

Në video shihet dhe një makinë nga pas që shtyp frenat, duke tentuar që t’i shpëtojë ndonjë përplasjeje. Ky moment i kapur nga kamerat po shqyrtohet për të zbuluar shkaqet e aksidentit tragjik.