HomeAktualitet

Shpërthen bombola e gazit në shkollë, prindërit akuzojnë Voltana Ademin: Voltana përveç se “vegjeton” por edhe rrezikon fëmijët!

Shpërthen bombola e gazit në shkollë, prindërit akuzojnë Voltana Ademin: Voltana përveç se “vegjeton” por edhe rrezikon fëmijët!

Një bombol gazi ka shpërthyer në flakë ditën e sotme në një shkollë 9-vjeçare në Shkodër.Ngjarja ka ndodhur në klasën e tetë të shkollës ‘Ndre Mjeda’.

Gjatë kohës që fëmijët kanë qenë duke zhvilluar mësimin një bombol gazi për ngrohje ka shpërthyer.

Fatmirësisht falë ndërhyrjes së shpejtë të profesorit Luan Piraniqi, i cili vuri jetën e tij në rrezik, ka mundur të shuajë zjarrin.

Prindërit e nxënësve të revoltuar kanë shpërhtyer në rrjetet sociale kundër kryetares së Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, të cilën e akuzojnë për pakujdesi dhe për papërgjegjshmëri.

‘Duhet falenderu profesori i nderum qe vuri jeten e tij ne rrezik per te shuar zjarrin. Ne kete klase aderon edhe nje femije i imi( vajza ) . Ato femi i ka rujt i madhi zot.Nuk di ca me than ma teper , por te gjithe ne e dime ca do te thote shperthimi i nje bombole gazi’, shkruan njëri prej prindërve.