HomeAktualitetKryesore

“Shpërthen” deputeti: Basha është përgjegjës për vrasjet e 21 Janarit

“Shpërthen” deputeti: Basha është përgjegjës për vrasjet e 21 Janarit

Kryetari i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora u shpreh se kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi është përgjegjës për 4 vrasje në 2 prill në Shkodër, ndërsa Basha është përgjegjës për vrasjet e 21 Janarit.

Pjesë nga biseda në studio:

Gjuzi- Vasilit: Po erdhën konservatorët në studio të jeni të sigurtë që do tju dëgjojnë, se ju të majtët ju kanë dëgjuar 75 vjet në vrasje, krim, gjakim, burgim, 46 mijë burgime.

Vasili: Sa mijë vota ju duhen për të hyrë në Parlament.

Gjuzi: Ky është ligj kriminal që vjedh zgjedhjet dhe ne nuk do ta lejojmë.

Vasili: Pse pranuat të futeni në zgjedhjet e 2017 me këtë sistem?

Malo: Ky nuk është fut në parlament, është futur nga PD i 19 në Durrës.

Gjuzi jo nuk jam fut nga PD. Kam marrëveshje midis meje dhe Bashës me firmë.

Malo: Basha të ka pasur veshkën e djathtë ty.

Gjuzi: Më ka akoma nëse më tregon pse është gjakosur bulevardi i Tiranës ku kemi shëtitur të gjithë, siç i kam thënë Gramoz Ruçit që ke përgjegjësi për 4 vrasje të 2 prillit në Shkodër, Basha ka përgjegjësi për 4 vrasje në bulevardin e Tiranës.