HomeAktualitet

“Shpërthen” deputeti i listës: Salianji fundërrinë politike

“Shpërthen” deputeti i listës: Salianji fundërrinë politike

Ish deputeti i listës Basha, Ervin Salianji dhe deputeti Ralf Gjoni, gjatë diskutimit në emisionin “Open”kanë shpërthyer në akuza dhe ofendime ndaj njëri tjetrit.

Sherri midis tyre u ndez pasi Salianji deklaroi se deputetët e rinj në Parlament nuk i njohin as në lagjen e tyre.

Kjo gjë si dhe përmendja nga Salianji e hedhjes së bojës në adresë të tij ditën e parë të vajtjes në Parlamt e acaruan në maksimum deputetin e listës së LSI-së, Ralf Gjonin, sa e detyruan të ngrejë tonin e zerit dhe ti drejtohet me fjalë të ashpra ish deputetit Salianji. Debati mids tyre degradoi si më poshtë:

Gjoni: Hajde dalim përballë njëri tjetrit në Tiranë!

Salianji: Kam frikë se do të marrësh bojën. Mos e trash zërin përballë meje se e ke shumë të hollë.

Gjoni: Mos guxo më të ma përmendësh më atë moment. Të kesh turp që më përmend mua familjen! Turp të kesh!

Salianji: Do të ketë reagime edhe më shumë nga qytetarët që nuk përfaqsohen nga ty.

Gjoni: Ky fundërrina politike këtu guxon edhe me përmend mua bojatisjen…

Salianji: Trashe zërin me ndonjë tjetër…

Gjoni: Ta dije që do të ishe këtu nuk do të kisha ardhur fare…/CNA.al